Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

– 11/03/20

Ka shkuar në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Nga 157 të testuar 12 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, u shpreh në një deklaratë për media se 9 prej të prekurve kanë lidhje me pacientin 0.

Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, – tha Rakacolli.

Nga mapo.al