Shembet Ura Kukës – Shishtavec

Shembet gjatë natës ura në Kukës, bllokohen disa fshatra, furgoni vë në “lojë” jetën e pasagjerëve

– 1 Prill, 2022

Abc sjell pamjet e urës e cila duket e shembur nga të dyja anët e saj për shkak të motit të keq.

Kjo urë ka bllokuar fshatrat Shishtavec, Novosej dhe Turaj, të cilët kalojnë përmes saj gjatë ditës.

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një furgon ka kaluar sipër kësaj ure duke rrezikuar jetën e pasagjerëve që ndodheshin në të për shkak se mund të shembej komplet nga momenti në moment.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi infrastruktura në disa fshatra të vendit lë shumë për të dëshiruar.

abcnews.al