Sandër Lleshaj mbledhje urgjente me drejtues të Policisë së Tiranës dhe Antiterrorit, merret vendimi i rëndësishëm për protestën e pasdites së sotshme

18 MAJ 2020

Pak çaste më parë drejtues të Policisë së Tiranës dhe Departamentit të Antiterrorit përfunduan një mbledhje në Ministrinë e Brendshme për sa i përket menaxhimit të situatës gjatë protestës së sotme për teatrin.

Sipas Oranews rreth 1 mijë efektivë do të angazhohen pasditen e sotme.

Në shërbim të përforcuar do jenë gjithë komisariatet e Tiranës.

Po kështu FNSH, Renea dhe forca të gatshme nga qytetet e tjera do të jenë në të gatishmëri në rast se do ketë nevojë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë sot në orën 16:30, të cilës do t’i bashkohet edhe opozita.

Gazeta Sot