Sa para janë hedhur deri tani për rindërtimin? Rama: – Jam i papërgatitur

– 15/10/20

Edi Rama është zënë ngushtë nga pyetja e analistit Shkullaku sonte në Opinion, lidhur me atë, se sa para janë hedhur deri tani në procesin e rindërtimit pas tërmetit.

Me gjithë bishtnimin dhe gjetjen e justifikimeve, kryeministri në fund u dorëzua dhe tha: Jam i papërgatitur, nuk e di. Kjo u cilësua nga gazetarët mungesë transparence.

Ndërsa Shkullaku tha se shifra nuk jepet për shkak se realizimi është shumë i ulët.

mapo.al