Sa herë u rindërtua kështjella e Shkodrës?

2 maji 2020

Në muret e kështjellës së Shkodrës dallohen ndërtimet e katër periudhave kryesore: e Balshajve, e zotërimit venecian, e pushtimit osman dhe e Bushatllinjve.

Ajo është ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit dhe muret rrethuese të saj zënë një sipërfaqe rreth 9 ha.

Në periudhën më të lashtë të saj muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot.

Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent.

Në periudhën e mesjetës kështjella del me emrin Rozafa.

Brenda mureve ruhen mirë mjediset për garnizonin, depot, një ndërtesë administrative etj.

Gazeta Dita