
Rrugë të mbushura me qindra viktima, dhjetëra qytetarë ende të zhdukur! “The Sunday Times” identifikon 13 oficerë rusë përgjegjës për krime lufte në Bucha
28 Shtator 2025
“The Sunday Times”, së bashku me avokatë dhe hetues të pavarur kanë përcaktuar identitetin e 13 komandantëve të përfshirë në mizori kundër civilëve në Bucha.
Shërbimet e sigurisë së Ukrainës konfirmuan se gjetjet e hetimit janë të vërteta.
Midis personave të identifikuar janë: Gjeneral Koloneli Aleksandr Chaiko, Gjeneral Koloneli Valery Solodchuk, Gjeneral Koloneli Aleksandr Sanchik; Koloneli Azatbek Omurbekov; Koloneli Yuriy Medvedev; Gjeneral Major Sergey Chubarykin; Gjeneral Major Vladimir Seliverstov; Gjeneral Major Vadim Pankov.
Nën komandën e tyre ishin rreth 80 ushtarë të dyshuar për vrasje masive.
Bucha ishte nën pushtimin rus për 29 ditë. Pas çlirimit, atje u zbuluan trupat e rreth 500 civilëve, me dhjetëra të tjerë ende të zhdukur.