Shkembejte bllokohne rrugen Qukës- Qafë Plloçë

23 Nentor 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se pas tunelit të Llogarasë, ku ministrja e pezulluar Belinda Balluku është marrë e pandehur, afera e radhës që duhet hetuar është rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Në një postimi në Facebook, Kaso ka publikuar pamjet e rrugë sot, që është bllokuar si pasojë e rëshqitjes së një masivi të madhe shkëmbor.

Ai thekson se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht dhe se nuk ofron asnjë standard.

“Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.

Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard në siguri e në lëvizje.

Shkembejte bllokohne rrugen Qukës- Qafë Plloçë

Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme”, shkruan Kaso.