Situatë kritike në Qukës-Qafe Plloçë, shembet një masiv i madh shkëmbor duke bllokuar rrugën! Segmenti 260 milionë euro u inaugurua nga ministrja Balluku e pezulluar nga detyra

Shkembejte bllokohne rrugen Qukës- Qafë Plloçë
23 Nentor 2025
Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është shënuar në aksin rrugor Qukës-Qafe Plloçë, pranë tuneleve, si pasojë e shirave të shumtë.Rrëshqitja ka shkaktuar bllokimin total të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Kompania kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit ka vendosur një baypass provizor për të lehtësuar kalimin e automjeteve, por situata mbetet kritike.
Autoritetet pritet të ndërhyjnë për të hapur aksin dhe për të siguruar kalimin normal të trafikut.
Ekspertët e rrugëve dhe autoritetet përgjegjëse po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët dhe transportuesit paralajmërohen për vonesa dhe rrezik gjatë kalimit në këtë zonë.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë që shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin u inaugurua në muajin shtator nga ministrja e pezulluar nga detyra Belinda Balluku dhe ka kushtuar 260 milionë euro.
