– Rrezikon te rrezohet Minarja e Xhamise se Ethem Beut.

Nga: Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore

24 janar 2021

Pertej shqetesimit qe ngriten dje disa qytetare per demtimin e minares se xhamise se Ethem Beut dhe shfrytezimit per te bere politike nga kryetari i bashkise & Co, monumenti i minares ka gjasa te jete ne rrezik serioz. KRISJA E VERTETE na njoftojne se eshte zbuluar ne nivelin e sherefes apo “kazanit” sic i thone ballkonit te vogel te muezinit. Kjo eshte e vijueshme ne gjithe perimetrin e minares lart dhe shquhet me sy te lire qofte jashte qofte brenda. Kjo duket edhe ne videon e postuar.
C’eshte me e renda ky rrezik nuk hulumtohet nga institucionet pergjegjese te trashegimise, ndonese ky objekt i dores se pare per nga rendesia ndodhet ne kerthize te kryeqytetit, por nga dashamires amatore te monumenteve. Tani nevojitet qe Veliaj dhe Dollanet te lene selfiet dhe retoriken ne mediat sociale para se te jete shume vone per monumentin
V.O Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore njoftimin e shoqeron dhe me vidio te demtimit te minares.