
Rezoluta e PPE, shpërfytyron Ramën. – E quan ‘fletë rrufe’
1 Maji 2025
Duke folur këtë të enjte në rubrikën e tij të propagandës ‘Sy m’sy’, Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me rezolutën e miratuar të mërkurën në samitin e Partive Popullore Evropiane, të mbajtur në Valencia të Spanjës.
Është reagimi i dytë brenda pak orësh i kreut të rilindjes. Dhe siç duket i ka djegur shumë. Pasi në atë rezolutë janë të detajuara problemet e mëdha të proceseve elektorale ne Shqipëri. Probleme këto që janë krijuar vetëm nga Edi Rama dhe qeverisja e tij. Të vërtetat e shqetësojnë shumë Ramën. Dhe thyerja e rrethimit ndërkombëtar që ai kishte sponsorizuar me lobime apo pagesa për Partinë Demokratike po i bie si tavani mbi kokë. Nuk po e mban dot. Dhe pasi ka fyer shqiptarët me ditë të tëra nëpër monologët e tij elektorale tani ka nisur edhe me anëtarët e PPE që i dhanë dje me nje votim unanim sinjalin se loja me demokracinë do të ketë pasoja shumë të rënda.
Rama u përqendrua tek akuzat duke u munduar që nëpërmes përsëritjes ti sfumojë ato. Ndërkohë që ndërkombëtarët të cilët tashmë i kanë vënë vizën e kanë kuptuar se mashtrimet e tij kanë qenë të përhershme dhe të sponsorizuara që të merren te mirëqena nga klane të caktuara dhe të dyshimta. Askush nuk ka dyshime për lidhjet e Ramës ma bandat dhe drogën. Vellai i tij është akuzuar direkt për lidhjet e tij. Ndërkohë që ish ministri i brendshëm i tij që e çoi edhe peshqesh ne Shtëpinë e Bardhe u arrestua për drogën dhe bëri burg. Një tjetër ministër u detyrua të dorëhiqej se vëllai i tij ishte i dënuar për drogë. Ndërkombëtarët tashmë nuk është se vetëm po vëzhgojnë. Dje i dhanë një goditje që e paska tronditur thellë Ramën.
Ai e cilësoi rezolutën si “fletë rrufe, një mal me broçkulla”. Edhe argumentet që përdor i shkëput nga terminologjia e etërve të tij. Dhe nuk harroi të përmendte SPAK si varka e tij e shpëtimit. Sepse nuk hapi hetim për vëllain e tij. Me urdhër të Ramës iu turr opozitës që të burgoste e izolonte me akuza fallso e politike.
Rama e ka kuptuar mesazhin sepse rezoluta ishte e qartë. Zgjedhjet po minohen nga manipulimi e abuzimi me pushtetin! Drejtësia, e kapur. Këto ishin disa nga goditjet që i erdhën dje Ramës. Mesazhe që ishte mësuar të mos i dëgjonte pasi diplomatët i manipulonte që ti kujtonin opozitës ‘barin’. Ndërkohë që deri dje në KQZ, SPAK dhe në prokuroritë e rretheve kanë shkuar me shumë se 100 denoncime për shkelje të ligjit zgjedhor. E këto nuk janë pak. Të gjitha janë shkelje që kanë lidhje me PS, rilindjen dhe patronazhistët e tij “që nuk lënë gjë që të bjerë në tokë”.