1 Maj 2025

A ju kujtohen fushatat e Ramës me projeksione 3D. Ishin aq të mirë punuara saqë në realitet do të ishin mrekulli. Asnjë prej këtyre premtimeve nuk u realizuar ndonjëherë.

Më kujtohet ai projeksioni me banorët e Shishtavecit për pataten. Rama do ta bënte si Zvicra por përveç boshatisjes së vendit nga njerëzit asgjë tjetër nuk u bë.

Propagandë dhe mashtrime. Siç duket edhe duke e shikuar këtë situata një qytetar e pyeti sot kreun e rilindjes gjatë rubrikës së tij Sy m’Sy se “sa turistë ka pritur Aeroporti i Kukësit.

Dhe Edi Rama i mësuar tashmë me tallje e me tallava jo vetëm elektorale por edhe qeverisëse thotë se, “ e ndërtuam”. Harron kreu i qeverisë se Aeroporti i Kukësit ishte ndërtuar kohë më përpara se ai të behej kreu i qeverisë.

“Ndërkohë ty zotëri nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku. Nga një fushë me plehra është aeroport ndërkombëtar, herët a vonë do vihet në funksion”. Kjo është një pjesë e përgjigjes së Ramës.

Dhe shikoni pjesën e parë, mendjen tek lekët e ka. Nuk të ka kushtuar asnjë lek i thotë komentuesit.

Se pari ai ishte ndërtuar kohë më parë. Rama vetëm suvatimet bëri dhe propaganda e tij ishte se aty do zbrisnin  kuksianët nga Londra e turistët me shumicë do të “pushtonin edhe Kosovën”.

Tani avash avash po i afrohen ferrat që zvarranikët të bëjnë foletë e tyre. Kjo është  njëra nga të vërtetat e investimeve e projekteve 3D të Ramës në të gjithë Shqipërinë.

Po kur thanë që do te hapeshin 12 mijë vende pune në Kukës. Dhe Fluksi i lëvizjeve parashikohej të arrinte në 300 mijë pasagjerë në vit. Çfarë mashtrimesh.

Të mos harrojmë. Një gjë e kanë bërë. Tunelin e Llogarasë që të shkojnë rehat tek vilat e tyre në bregdet. Po edhe aty po i dalin probleme.

SPAK-u i tij paska sekuestruar dosjen e tenderit. Opozita thotë se 50 milionë euro  nuk dihet në xhepin e kujt kanë shkuar. Duke pritur fluturimet në Aeroportin e Kukësit, të presim edhe hetimin për këtë “tunel” korruptiv dhe tunelin e madh të korrupsionit që ka instaluar Rama në vend e që deri tani gjysmën e qeverisë dhe bashkive i ka ose në burg ose nën hetim./E.I/