Revista austriake: Qeveria bën bashkë drogën, fenë, blerjen e votive. –

08/04/19

Nga: mapo.al

Një revistë austriake ka publikuar një raportim për situatën e fundit në Shqipëri, duke vënë theksin sidomos në zgjedhjet për Komunitetin Mysliman dhe tek protestat e fundit të opozitës. Revista PanEuropa është organ i lëvizjes PanEuropan Union, lëvizjes më të vjetër për unifikimin europian. Ajo nisi botimin që në vitin 1923 dhe drejtues i saj është duka Karl von Habsburg, i familjes së njohur austriake.

Shkrimi

 

Në fillim të marsit u zgjodh kryetari i ri i Komunitetit Mysliman për katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet përfunduan me një shumicë prej 2/3 të votave për Bujar Spahiun. Ai është një përfaques me orientim të moderuar europian i Komunitetit Mysliman. Zgjedhjet zgjatën disa javë, në të cilat pati presion të madh që të zgjidhej kandidati tjetër Ylli Gurra. Ai doli si kandidat përfaqësues i presidentit turk Erdogan dhe thuhet se është afër salafistevë.

Me gjithë presionin turk, i pranishëm në Shqipëri ishte dhe vëllai i presidentit turk, Mustafa Erdogan. Qarqet e mirëinformuara raportojnë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet mesazheve të përfaqësuesve të ambasadës turke. Më pas në mbështetje të Gurrës dolën kryeministri Edi Rama, kryebashkiakiu Erion Veliaj dhe kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla.

Opozita kundërshtoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë turke dhe atë të qeverisë socialiste. Ajo iu bëri thirrje myslimanëve që të ruanin dinjitetin e tyre dhe të zgjidhnin rrugën europiane.

Shqipëria po përballet me problemin e kultivimit dhe trafikut të drogës. Gjurmët të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë, e cila bashkëpunon me mafian. Në rastin konkret te zgjedhja e përfaqësuesit të myslimanëve, një lidhje me drogën u krijua përmes një agjenti turk, që ishte udhëheqës i ndërhyrjeve. Ndër të tjera qeveria socialiste ka ruajtur lidhjet me mafien e drogës, e cila ka blerë masivisht votat zgjedhjet e kaluara.

Turqia ka ndikim të fortë në vendet e Ballkanit. Qëllimi është marrja në kontroll e infrastrukturës strategjike. Në këtë kontekst, akuzat për korrupsion janë të mëdha. Kështu 40% e linjës ajrore shqiptare është turke. Akuza për korrupsion kanë çuar në protesta të shumta në mars ku mijëra mbështetës të opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.