Reforma e re territoriale, Boçi në ‘Top Story’: Është e njëjta strategji si në 2014, duhet të rrisim numrin e bashkive sepse…

13 Shkurt 2026
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për reformën e re territoriale, duke thënë se sot nuk bëhet fjalë për një stad të ri reforme, por ata vinë nga një reformë e dështuar e vitit 2014.
I ftuar sot në ‘Top Story’, ai u shpreh se sipas tij, sot janë po të njëjtët njerëz, e njëjta strategji dhe i njëjti fjalorë i përdorur për reformën e re territoriale, ndërsa tha se duhet t’i jepet pushtet real pushtetit lokal, dhe për të është e domosdoshme rritja reale e numrit të bashkive.
“Këtu filloj edhe minimi i punës së komisionit. Po flasim për një komision, që ka përcaktuan edhe një axhendë aktivitetesh, konsultime me publikun, takime me kryetarët e bashkive. Unë kërkova edhe takime me njerëz. Ti merr pjesë në parlament, ke montazhin që shpesh s’na e lënë, përcjellim, do bësh komunikim me publikun, sepse një opozitë është në beteje, në komunikim, që duhet ta bëjmë në të gjitha format.
Është një komision shumë i rëndësishëm për produktin. S’mund të themi që do bëjmë xhiron e Shqipërisë dhe në fund ja ku e keni draftin, si magji. Për të bërë me dije shqiptarë ne duhet ta nisim, ne nuk po kalojmë në një stad të ri reforme por nga një dështim reforme, janë të njëjtët njerëz e reformës së 2014, 2015, e njëjta strategji, i njëjti fjalor. Unë nisem nga filozofia, po ndiqet e njëjta filozofi, qëllimi është decentralizimi i pushteti lokal. Marrëdhënia e pushteti lokal është shumë e rëndësishme me atë qendror, por si kombinohen sot në realitet shqiptarë.
Pushteti lokal funksionon për shërbim të votave të pushtetit qendror. Çdo gjë bëhet në funksion të votave të pushtetit lokal. Si zgjidhet? Mund të arrihen rezultate të tjera. Kjo arrihet me një reformë reale, duhet ti japim pushtet real pushteti lokal, domosdoshmëria e rritjeve të numrit të bashkive është reale. Bashkinë e perceptojnë si ndërmarrje financiare kurse ne si shërbim”, u shpreh Boçi.
