Raportuesi i Shqipërisë në PE. Takime me PS e PD në Kuvend: Duhet konsensus

29 Janar 2026
Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder u takua me kryetarin e kuvendit, Niko Peleshin dhe përfaqësues të opozitës. Vizita e tij në Tiranë vjen para prezantimit të draft raportit vjetor për Shqipërinë në komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian.
Gjata takimit me Peleshin u diskutua nevoja dhe rëndësia e konsensusit politik dhe parlamentar si dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Po ashtu u fol edhe sa i takon detyrave për kapitujt 23 dhe 24, lirinë e medias, forcimin e institucioneve të pavarura dhe ndjekjen nga Kuvendi të rekomandimeve të Komisionit Europian për vitin 2025.
