Raporti: – Vetëm prej pasurisë natyrore, çdo shqiptar 13.375 USD.

3 nentor  2019.

Sipas Bankes Boterore, vetem prej pasurise natyrore, secili prej nesh do te kishte 13’375 $.

Per ta kuptuar sa e madhe eshte pasuria natyrore qe kemi, konsidero qe gjermanet kane gjysmen e kesaj pasurie (7’700$).

Dhe per te kuptuar sa e madhe eshte vjedhja qe i kane bere ketij populli, kujto qe secili prej nesh ka sot 3’573 $ borxh publik.

Pra, sot, ti, une, prinderit e tu dhe prinderit e mij, femijet e tu, te afermit e tu, dhe cdo shqiptar tjeter, ne vend qe te kishim 13 mije dollare pasuri, kemi ne fakt 3 mije dollare borxh publik!!!

Kete borxh, qe nuk e kemi marre ne, do na duhet qe te punojme te pakten 30 vite per ta lare.

Pra, do punojne femijet tane qe te lajne borxhet qe keta kane marre ne emrin tone, por qe i kane perdorur per te ndertuar vila per femijet e tyre.

Eshte e qarte qe keta nuk ngopen, dhe do vazhdojne te na vjedhin deri diten qe do ndryshojme sistemin, dhe tua heqim kete pushtet nga duart.

Gazeta Dita.