Rama sulmon sërish protestën: – Turp kombëtar! – Si mund të jemi kaq pa moral dhe dinjitet? Kjo i pëlqen Rusisë

14 Mars 2022

Në takimin me pensionistë ku prezantoi paketën e rezistencës sociale, Rama zgjodhi që përmes përgjigjes në adresë të Fatos Tarifës që e kritikonte për sjelljen ndaj tyre, të përsëriste sërish se protesta është një turp kombëtar.

Rama: Unë e përsëris që ajo protestë është një turp kombëtar dhe nuk është arrogancë ndaj protestueësve dhe protestës në vetëvete. Fakte janë aty dhe kujtesa e secilit mund ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme dhe më respektuese ndaj protestave sesa këto 8 vite e kusur, në këtë vend ku haje dhe plumbin ballit po të dilje në protestë është protestuar në këto vite sa kanë dashur, kush ka dashur se është një e drejtë që nuk e jap unë, nuk e jep qeveria por sistemi që kemi zgjedhur.

Ne i kemi dëgjuar protesta me respekt dhe institucionin e protestës e kemi vlerësuar si një institucin që jo vetëm respektohet por është një institucion demokratik që mund të sjellë vlerë të shtuar për qeverisjen. Që në protestën e armëve kimike pastaj në protestën për tarifën e traut të Rrugës së Kombit për banorët e Kukësit dhe me protestën e  studentëve, janë tre raste domethënëse kur qeveria ka reaguar dhe madje në një rast si në Kukës unë kam dalë dhe kam kërkuar dhe ndjesë sepse ishim ne gabim dhe jo banorët e Kukësit. Demokracia kjo është.

Goci: Shqipëria nuk del më nga protestat, Rama e ka zhytur vendin si me qenë bixhozxhi

Monarkia i di Mbreti të gjitha. Demokracia, askush nuk i di të gjitha. E konsideroj vityt qeverisës, cilësi pozitive për një lider që të pranojë se kush proteston mund të ketë të drejtë dhe që të marrë atë të drejtë si një bazë për të ndryshuar politika. Kurrë nuk i kam trajtuar protestuesit përveçse me respekt, madje dhe protestat e opozitës, më të çartura që mund të bëjë një parti politike asnjëherë si kemi trajtuar me mungesë respekti.

Por kjo është turp, është një turp i pashoq i të gjithë atyre që e nxisin, që nuk kanë turp se e kanë bërë divorcin me turpin den baba den tek ata që vënë fytyrën në dispozicion kur marrin mikrofonat dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë, të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës të rritur kaq shumë për njerëz që vinë protestojnë për naftën, i paguajnë ata të shkretët që vijën me dy gishta këtu? Kush i paguan? Kush janë ata që vijnë aty? E dimë shumë mirë kush janë, janë për keqardhje.

Por turp dhe për ata që e mbështesin këtë protestë sepse kjo protestë e shëmton Shqipërinë, e turpëron shqiptarin. Në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime. Çfarë do bëjmë ne sikur kjo histori të vazhdojë me muaj dhe vite, do dalim të hamë njëri-tjetrin në rrugë? Si mund të jemi ne i vetmi vend që dilet e protestohet për pasojat e luftës mbi çmimet ku në asnjë vend tjetër ku efektet janë po njësoj dhe të gjithë janë të shqetësuar të dalin njerëzit për të protestuar. Këtu bëhet një protestë që mund ti

pëlqejë Rusisë, kjo është një pjesë e strategjisë së asaj lufte që vendet që mbështesin Ukrainën të fillojë të ngrihet në protesta ekonomike dhe në protestat e tyre ekonomike të harrojnë se çfarë luhet atje.

Atje nuk luhet fati i Ukrainës por Europës, demokracisë. Është agresion ushtarak ndaj një vendi demokratik. Si mund të jemi ne kaq pa dinjitet, karakter, pa moral, pa logjikë. Këtu ka të bëjë me një kuturisje të turpshme që fyen e fyen kombin shqiptar dhe popullin shqiptar në dinjitetin e vet se shqiptarët nuk janë njerëz kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që atje të tjerët po lënë jetën e po shkatërrohen totalisht.

Nga OraNews