“Rama sapo ka filluar  tani…”, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e rënda: – Ja çfarë qëndron pas sekuestrimit të pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi

3 GUSHT 2020

Analisti Fatos Lubonja shprehet se kryeministri Rama po i thotë bizneseve që “nëse do të bëhen me të” do të përfitojnë nga amnistia fiskale, në të kundërt “do të kenë SPAK-un nga pas”.

“SPAK po jep sinjale selektiviteti, goditja e televizionit, nuk po hyj te jeta e Ylli Ndroqit. Por nga ana tjetër bëhen amnisti fiskale, nëse do amnisti fiskale hajde bëhu me mua, nëse do SPAK nga mbrapa dil kundër meje. Ky sapo ka filluar tani, përdorimi i drejtësisë, kapja e medias. Kemi shenja të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit,” tha Lubonja për News24.

Gazeta Sot