30 Qershor 2026

Edi Rama citonë – Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh .. këta po janë një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot…”

Kreu i qeverisë ka vijuar me postime që ai thotë se i vijnë “nga qytetarët” madje edhe “nga protestues” që i thonë të mos bëj gabim e të dorëhiqet.

“Sorrat me korbat e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk Dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ai e shoqëron postimin me një video-mesazh të moderatorit Shpend Gashi, ku ky i fundit dëgjohet duke thënë: “ju që na thoni në rrugë duam dhunë, duam përshkallëzim, ku jeni sot kur jemi gërricur me policinë ne”.

Më herët Rama ka postuar një tjetër mesazh, sipas tij, nga një qytetar që sipas kryeministrit është edhe protestues.

“Lexojeni vetë çfarë më çon një protestues: Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh .. këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot…”