1 Dhjetor 2023

Gazetari Arjan Çani tha në një studio televizive se Edi Rama nuk ka interes të hyjë në BE.

Sipas tij, kërkesan ndaj Belerit ai e ka administrative dhe nuk e bën, kjo pasi siç tha “Shqipëria përmes qeverisë që e përfaqëson nuk ka asnjë lloj nxitimi, madje nuk ka asnjë lloj interesimi, pasi brenda BE ka rregulla strikte”.

“Do flasim, këtu do jemi deri 2030. Këtu do ketë gjëra të papara, Evropa është në rënie totale, në rënie të lirë, e kisha fjalën për rënie të vlerave. Ato vlera që dikur ishin të shenjta, sot mjafton të bësh pazare”, tha Çani.

Gazeta Sot