“Rama ndryshoi…”/ Thirrja e kryeministrit nga SPAK, Lubonja: Duhet të ishte i pandehur bashkë me Berishën

16 Prill 2026
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ne nje studio televizive foli lidhur me thirrjen nga ana e SPAK të kryeministrit Rama si dëshmitar në procesin “Partizani”. ku po gjykohet Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.
Lubonja thotë se Rama ishte i pari që si kryebashkiak i Tiranës, ndryshoi terrenin sportiv të ish-klubit Partizani në shesh ndërtimi.
Për të, Rama së bashku me Berishën duhej të ishin marrë të pandehur lidhur me “Parizanin”.
Fatos Lubonja:
Rama ka ndryshuar destinacionin, nuk është i pari se këtë ka bërë që në fillimet e veta si kryebashkiak. Këto janë politikat.
Nga pikëpamja e akuzës ndaj Berishës, nëse i referohemi akuza e Ballës duhen akuzuar të dy palët për këto politikat që marrin pronën publike dhe ja japin. SPAK duhet të merrte si të pandehur edhe Ramën edhe Berishën si dy pjesë të një zinxhiri që bëhen këto grabitje të pronës publike. Pronarët duhet të ishin kompensuar.
Hapen disa tema, politikat që kanë ndjekur këto parti të sistemit oligarkik. Hapet tema e SPAK nëse ka vepruar në mënyrë selektive. Nëse ka krim të interesit publik hyn me Ramën dhe vazhdon. Këto krime janë politika kriminale, në kuptimin metaforik, jo kuptimin ligjor.
E vërteta nëse do kishim një SPAK, duhen marrë të dy të pandehur, thirrja e Ramës nga presioni i publikut dhe mbrojtjes. Për mua është një fasadë, ne nuk dimë a do shkojë ky. Shikoj mungesë drejtësie.
