Qytetar Ruhuni! – Doli vendimi per Kuren Falas te Covid – U aktivizu Ky …

Ilir Beqaj: – “Çdokush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të”, Ilir Beqaj tregon si mund ta zbuloni me një ‘klik’ kush është mjeku juaj i familjes dhe mesazhin që ai mori mëngjesin e sotëm

19 NËNTOR 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këshillon gjithë qytetarët që t’i drejtohen mjekut të familjes në këto kohë të vështira që po kalojmë si pasojë e COVID-19.

Por ku mund ta gjejnë ata që nuk e dinë se cilin kanë mjek familje? Për këtë Beqaj ka një rrugë që udhëzon qytetarët, që është e-Albania.

“Mjeku i familjes është çelësi për të hyrë në sistemin e kujdesit shëndetësor publik dhe për të marrë shërbim shëndetësor pa pagesë. Në këto kohë të përballjes me Covid 19, çdo kush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të. Janë të shumë qytetarët që nuk e dinë se kush është mjeku i vet i familjes.

Nga dita e djeshme, ka edhe një mënyrë më shumë për të mësuar se kush është mjeku i familjes i gjithë secilit.

Çdo kujt që ka nevojë të përdorë portalin qeveritar e-albania, në momentin e qasjes në platformë një dritare lajmëruese i tregon se kush është mjeku i familjes.

Po ilustroj me çfarë lajmërimi mora vetë sot në mëngjes” shkruan ai.

Nga Gazeta Sot.

Titulli eshte i: Admin.