21 Maji 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin Ura.

Dumani tha se u godit një nga grupet kriminale më të rrezikshme.

Kreu i SPAK tha se, qendra e grupit kriminal ishte Durrësi.

“Është një ndër grupet më të rrezikshme kriminale si nga pushteti financiar të ardhurat që siguronin nga aktivitetit krimianl aftësia për të trafikuar drogë në Amerikën Latine dhe në Evropë.

Qendra e grupit kriminal ishte qyteti i Durrësi. Nuk japim gjeneralitete të personave të përfshirë.”, tha Dumani.