11 Nentor 2022

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë. Kryebashkiaku është plagosur nga një person i cili më parë ka qenë punonjës i Bashkisë së Divjakës.

Autori i ngjarjes është Ergest Xhelili, ish punonjës i IT-së në Bashki, i cili është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa mësohet se, edhe shoferi i tij është plagosur nga po i njëjti person.

I gjithë incidenti ka ndodhur në ambientet e qendrës shëndetësore, ku fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Informacionet të pakta janë edhe për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut dhe shoferit të tij. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gazeta Shqiptare