Putin sfidon Perëndimin njeh pavarësinë e dy rajoneve: Ukraina u krijua nga Lenini, pas rënies së bllokut Rusia u grabit

21 SHKURT 2022

Vladimir Putin në një fjalim të gjatë përpara kombit ka sifduar Perëndimin duke u shpreh se i ka kërkuar Asamblesë njohjen e pavarësisë së rajonit Donbasit. Ky është vendimi më i fundit i shpallur nga Putin në fjalimin përpara popullit.

Ndërsa ka mbajtur një fjalim të gjatë duke akuzuar se ka Ukraina moderne ishte një shtet i krijuar nga Lenini, duke e konsideruar si një arkitek të saj

“Le të fillojmë me faktin se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia, më saktë nga Rusia bolshevike, komuniste. Ky proces filloi pothuajse menjëherë pas revolucionit të 1917,” tha Putin.

“Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini tashmë aneksoi BRSS dhe transferoi në Ukrainë disa toka që më parë i përkisnin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë,” tha Putin.

“Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Hrushovi mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovjetike,” tha Putin.

Putini botoi një ese tendencioze mbi historinë e Ukrainës dhe Rusisë verën e kaluar, në atë që u konsiderua gjerësisht si një pretekst për përshkallëzimin e presionit ndaj Ukrainës.

Putin tani po thotë se Rusia ishte “grabitur” kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991. Kjo është diçka për të cilën ai ka folur më parë – ai dikur e quajti rënien e bllokut një “katastrofë gjeopolitike”.

Duke vazhduar diskutimin e tij për historinë, Putin kritikon ish-udhëheqësin komunist Vladimir Lenin, duke e quajtur atë “autor dhe arkitekt” të Ukrainës. Ai thotë se e ka “disfavorizuar” Rusinë.

Gazeta Shqip