Putin e mbylli pas hekurave, reagon për herë të parë udhëheqësi i opozitës ruse

24 SHKURT 2022

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny ka bërë reagimin e parë për luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë. I ndodhur pa hekurave ku duhet të vuajë dënimin me 2.5 vite burg që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, Navalny akuzon Putin se ka përdorur pushtimin për të mbuluar korrupsionin e tij.

Në një video të publikuar nga gazeta Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës. Veshur me uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe varfërimin e qytetarëve.

“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit,”- thotë Navalny.

Navalny akuzohet për mashtrim dhe është burgosur. Ai i mbijetoi një helmimi, për të cilin bashkë me Perëndimin pretendon se ishte kryer nga Kremlini.

Gazeta Sot