Oleksandr Zinchenko Futbollist

Futbollisti i Manchester City i shkruan Putinit: – Të uroj vdekjen më të dhimbshme. Shikoni çfarë ndodh më pas

24 SHKURT 2022

Oleksandr Zinchenko, kapiteni i ekipit ukrainas të futbollit dhe lojtari i Manchester City, i uroi Vladimir Putin “vdekjen më të dhimbshme” pas pushtimit rus në vendin e tij.

Futbollisti ka postuar një mesazh në Instagramin e tij me tekstin “shpresoj të vdesësh në mënyrën më të dhimbshme” dhe një foto të presidentit rus. Publikimi, sipas futbollistit të Manchester City, është fshirë nga Instagrami.

Përveç kësaj, lojtari i “qytetarëve” ka publikuar edhe një mesazh tjetër në të cilin thotë: “Rusë, a është mirë të zgjoheni në Gjermaninë fashiste? Çdo rus që nuk shpreh mendimin e tij për këtë çështje do të konsiderohet armik përgjithmonë”.

Kjo nuk është hera e parë që Zinchenko, i cili u desh të largohej nga Ukraina për shkak të luftës në rajonin e Donbasit, flet për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Edhe këtë javë e bëri të qartë mendimin e tij për konfliktin.

Gazeta Shqip