Pse Rama nuk e shkarkon? Ish-deputeti nxjerr dokumentin, godet ‘rëndë’ Ardi Veliun: – Drejtori i Policisë ka qenë i implikuar në…

2 QERSHOR 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një dokument ku drejtori i Policisë së Përgjithshme të Tiranës, Ardi Veliu thuhet se në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme.

“Kush ka patur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një.

“Integriteti” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e policit që Rama dashuron, është si me poshtë:

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”.

Ardi Veliun ka qenë i implikuar në…

Skedës së integritetit të policit ideal të Ramës, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit.

Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm,  nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri” shkruan ai.

Gazeta Sot