
PS para zgjedhjeve të 11 majit. – SPAK zbarkon tek Balluku, si aferat 345 miliona euro dhe sekuestrimi i…
6 Maji 2025
Nga: Gazeta Sot
Afera 345 milionë euro që përfshin sektorë kyç të infrastrukturës dhe energjisë po rrethon gjithnjë e më ngushtë figurën e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka intensifikuar hetimet duke sekuestruar telefona të disa bashkëpunëtorëve të afërt të saj, ku dyshohet se fshihen komunikime të komprometuese për disa nga aferat më të mëdha financiare të dekadës së fundit. Tuneli i Llogarasë, kontratat e energjisë, projektet “Tigri” dhe impiantet e ujërave të zeza janë kthyer në gurët e rëndë të një dosjeje që po zgjerohet përditë. Përballë kësaj, Balluku mundohet të shfaqet si e papërfshirë, por firmat dhe urdhrat mbajnë gjurmë që nuk fshihen me deklarata politike.
SPAK nuk flet, por lëvizjet e tij janë të qarta: goditja është e organizuar, e thellë dhe synon zemrën e korrupsionit institucional. Bardhi, në një reagim të ashpër, ironizoi se Balluku ka “shastisur një SPAK të tërë” dhe i kujtoi asaj se roli i viktimës nuk mbron më askënd nga përgjegjësia penale. Mirëpo rasti Balluku nuk është thjesht një çështje individi, por është testi i madh për shtetin dhe drejtësinë. Megjithatë nëse hetimi ndalet, do jetë kapitullim institucional, nëse shkon deri në fund, mund të shënojë rrëzimin më të lartë politik pas dosjes McGonigal. Dhe fundi mund të mos jetë larg. Sepse këtë herë, telefoni nuk është thjesht një pajisje, por është kasaforta e sekreteve të një sistemi të tërë.
Reagimi i Bardhit
Konkretisht ka qenë drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ai, i ka shpërthyer në një reagim të ashpër në rrjetet sociale ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, të cilën e akuzon për hipokrizi dhe përfshirje të thellë në disa nga aferat më të mëdha të kësaj qeverie. Duke e ironizuar si “Ms. BelaMafia”, Bardhi e akuzon Ballukun se, ndërsa tronditet nga fjalimi i Sali Berishës që mbajti në Fier disa ditë më parë, është në fakt e rrethuar nga hetime të SPAK dhe dokumente të rënda që implikojnë bashkëpunëtorët e saj më të afërt. Madje me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, ai liston disa prej aferave që, sipas tij, përbëjnë thelbin e një korrupsioni sistematik, nga tuneli i Llogarasë te impiantet e ujërave të zeza në Tiranë. Ndërkohë Bardhi nuk kursen as paralajmërimet, duke e përmendur burgun e grave në Pojskë si stacionin final të asaj që ai e quan “karriera mafioze” e Ballukut.
“Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma. Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët! Sa për aperitiv fundjave këto: 50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë; 180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë; 45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2”; 70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë. Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.