“PS nën drejtimin e Ramës, një kufomë politike pa asgjë socialiste”

30 prill 2020

Aktivisti dhe pedagogu Arlin Qori, nëpërmjet një statusi në Facebook, ironizon disa postime të “figurave të PS për të bërë si socialistë duke përmendur punëtorët apo kritikuar oligarkët”.

“Në fakt janë të njëjtët njerëz që në parlament kanë votuar lloj-lloj maskarallëqesh – nga ligji i arsimit të lartë te PPP, koncesionet, rritja e moshës së pensionit e deri tek ulja e tatimit të dividendit për të pasurit.

PS nuk ka asgjë socialiste.

Prej vitesh ajo është kufomë politike që mbahet në këmbë artificialisht përmes dallavereve që u prin Edi Rama” – thotë pedagogu i njohur për idetë e majta.

Gazeta Dita