Protestuesit; – E vetmja gjë që na shpërndan është dorëheqja e Ramës dhe gjithë qeverisë

29 Korrik 2026
Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës.
Këtë mbrëmje u mbajt protesta e 59 ku qytetarët nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”.
Kjo është protesta e 59 dhe prej ditësh qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë si dhe një qeveri tranzitore 12-mujore.
Të shumtë në numër lumi i protestuesve marshoi drejt rrugëve të Tiranës si në çdo protestë të këtyre gati dy muajve.
