11 Shkurt 2023

“Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.
Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale.

Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?”, tha Berisha nder te tjera.

Fjala e Berishes:

Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.

Mjerë ti!

Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë.

Ti Edi Rama ke kryer një akt armiqësor ndaj këtij vendi, o faqezi.

Edi Rama gjatë këtyre viteve në pushtet, ke kryer, ke faktuar të gjitha llojet e tradhtive që mund të kryejë njeriu por në kodin e lashtë të kombit tonë tradhtia më e ulët është ndaj mikut, që ndëshkohet në mënyrën më të rëndë.

Ndaj kërkoj sot jep dorëheqjen, largohu, nisu aty ku e ke vendin te shtyllla e turpit, në banesën e tradhtarëve.

Revolucioni ynë do të fitojë!

Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.
Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.

Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.
Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale.

Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?

Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!