Protesta, rreth 20 të shoqëruar, urdhër-arreste për 7 prej tyre. –

16shkurt 2019

Numri i të shoqëruarve në Policinë e Tiranë ka vijuar të rritet.

Bëhet fjalë për rreth 20 të shoqëruar dhe disa prej tyre kanë marrë njoftimin e arrestimit. Deri tani janë komunikuar 7 urdhër-arreste për aktet e dhunës dhe ata tashmë do përballen me akuzat.

Të pranishëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë edhe disa deputetë të opozitës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj ka thënë se do të kërkojnë takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, pasi sipas tyre shoqërimet e protestuesve në polici janë bërë në mënyrë abuzive.

Menjëherë pas përfundimit të protestës në orën 16:00, nisën hetimet për protestuesit që sot shkaktuan dhunë.

Hetimet drejtohen nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, ndërsa në grupin e pesë prokurorëve janë edhe Enkild Gjini dhe Kreshnik Ajazi.

Veprat për të cilat është regjistruar hetimi janë shkatërrim prone, dëmtime me dashje, organizim të tubimeve të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.

v.l. Dita