Protesta qytetare: – Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve.(Album Foto)

20 Shtator 2026
Qytetarët, pasi mbyllën fjalimet përpara Kryeministrisë, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
Ata brohorasin njëzëri që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, si edhe të vihet përpara drejtësisë, së bashku me ish vartësen e tij, Belinda Balluku.
Protestuesit theksojnë se Shqipëria është e qytetarëve shqiptarë, dhe jo e tradhtarëve, duke iu referuar kryeministrit, të cilin e akuzojnë se po shet vendin me politikat që ndjek dhe me favorizimet që bën.
“Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Arrestoni Berishën” janë disa nga thirrjet e qytetarëve.





