22 Dhjetor 2025

Sot në Tiranë organizohet protesta e opozitës, e thirrur nga Partia Demokratike, ndërsa mbështetës nga qytete të ndryshme të vendit janë nisur drejt kryeqytetit për t’u bashkuar me tubimin para Kryeministrisë.

Mbështetës të Partisë Demokratike nga Fieri kanë nisur udhëtimin drejt Tiranës që në orët e paradites.

Në pamjet e siguruara nga “Ora News” shihen automjete të shumta të pajisura me flamuj të mëdhenj të PD-së, të cilat lëvizin në kolona drejt kryeqytetit.

Protesta pritet të nisë në orën 18:00, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka paralajmëruar kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore për mbarëvajtjen e tubimit.