Protesta e 112-të në Tiranë, protestuesit kërkojnë ndryshim të Kodit Zgjedhor: Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar

19 Shtator 2026
Ka nisur pasditen e sotme protesta e 112-të radhazi në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Si zakonisht, qytetarët janë mbledhur më parë në Sheshin Skënderbej, me pankarta në duar, të cilat shprehin qartë arsyet e protestës së tyre dhe kërkesat e panegociueshme që kanë.
Mes shumë kërkesave të drejta që kanë, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë.
“Duam proporcional kombëtar që lojtarët t’i zgjedhë ky popull sot, se me ekipin e trajnerit të korruptuar SPAK-u po e mbush burgun plot”,- thuhet në një pankartë.
“Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar”,- shkruhej në një tjetër.

