Presidenti serb së shpejti në Tiranë, zbulohet arsyeja pse. –

02/05/2019

Në kuadër të procesit Brdo-Brioni, samit në të cilin do të takohen liderët ballaknik dhe i cili këtë vit do të mbahet në Tiranë më 8 dhe 9 maj, pritet edhe takimi midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas takimit të Vuçiç në Romë me Matteo Salvinin, presidenti serb mbrëmjen e 8 majit do të  udhëtojë për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në Tiranë që do të zgjasë dy ditë.

Samiti i jashtëzakonshëm i procesit Brdo-Brioni, u themelua në vitin 2010 nga kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë të asaj kohe, për një vizion të përbashkët strategjik të një Europe të bashkuar, të lirë dhe të sigurtë.

Mësohet se takimi mes Vuçiçit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të ketë dialogun Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se samiti i jashtëzakonshëm i procesit Brdo-Brioni, u themelua në vitin 2010 nga kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë të asaj kohe, për një vizion të përbashkët strategjik të Ballkanit, në një Europë të bashkuar, të lirë dhe të sigurtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/