-Presidenti i KiE: – Në BE nuk kemi ende unanimitet për negociatat

24 janar 2020

Presidenti i Këshillit të Europës dhe kryeministri Edi Rama ndodhen në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kjo është vizita e parë e Charles Michel si president i KiE

“Me qëllim që përtej fjalëve të ketë mbështetje reale për vendin tuaj. Kemi pasur rastin të takohemi. Në tryezën e KE-së do të kemi rastin të debatojmë dhe të marrim vendime për Shqipërinë dhe Ballkanit në BE-së. Unë shoh tre shtylla, e para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe cfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet.

Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore. Është thirrja dhe mobilizimi rreth treyezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim të inkurajohet zhvillim ekonomik që është kusht kyc për të cuar përpara bashkëpunimet rajonale, që mund të ndihmojmë.

Ne pohojmë se fati i këtij vendi, Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, është bindje e fortë dhe kjo kërkon që të ketë angazhim për të vijuar përpjekjet për reformat për shtetin e së drejtës, luftës kundër krimit. Është e nevojshme të vijohet dialogu dhe puna për besueshmërinë për lidershipin politik për vendet e përfshira, të kryejnë hapa përpara. Do të kemi kënaqësinë në Bruksel me rastin e Konfernecës së Donatorëve, të organizoj një mbledhje për të dhënë këtë shtysë politike që KE-ja dhe unë vetë pas marrjes së detyrës me këtë prani këtu, dua të pohoj angazhimin për të ecur parpara

Ne kemi një vendim unanim për negociatat. Prandaj u paraqita tre shtylla që duhet të shkojnë përpara paralelisht dhe ka filluar puna, pasi shumë shpejt do të kemi rastin të kemi një debat për këto tre tema, për modernizimin e procesit të zgjedhimit. Javët e ardhshme, do të jetë një pjesë e punës sime, dua të drejtoj një dialog të fortë si mund të bëhen hapa përpara.

Sot nuk kemi unanimitet, do të organizohen mbledhjet në javët e ardhshme për një pozicion unanim. Ka një pikë të rëndësishme që është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit dhe ka një unanimitet me një pikë, kjo është ambicia e përbashkët nga 28 vendet që konsiderojnë se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë në BE” tha Presidenti i KiE-së.

l.h/ dita