8 Maji 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, takimin e fundit përmbyllës e zhvilloi në Lezhë, qytet të cilin e quajti të besës dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve.

Berisha edhe njëherë tjetër shigjetoi rivalin e tij Edi Rama, i cili, sipas kreut të PD është në panik nga humbja e 11 Majit.

Berisha në Lezhë:

Është një mbrëmje madhështore, ashtu siç është Lezha dhe e gjithë Shqipëria.

Ju falenderoj që e shndërruat këtë pranverë në dimër për Edi Ramën, që ia shuat shpresat. Rama po e pret 11 majin në panik, si ditën e ndëshkimit shembullor. Lezha simbolizon besën tonë, simbolizon bashkimit, ndaj u bëj thirrje që më 11 maj së bashku të transformojmë që në 11 ditët e para.