8 Maji 2025

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti socialist Pandeli Majko tha se e majta diskuton një energji shumë pozitive, sepse integrimi evropian është shndërruar në një mekanizëm të fitores

Majko: E vlerësojmë që do të humbasim për një moment zgjedhjet, socialistët duhet të mendojnë për statusin e tyre familjar. Pala tjetër është krijuar si një rrethanë për të qenë anti socialist. E majta diskuton një energji shumë pozitive, sepse integrimi evropian është shndërruar në një mekanizëm të fitores sonë. Ne jemi i vetmi mekanizëm për tu futur në BE.

Kush mendon se do të ketë qeveri tjetër me të djathtët, mendoj se për shumë arsye do të trajtojmë veten me një vonesë dhe do të kemi një kryeministër që do t’i ulë statusin ndërkombëtar Shqipërisë. Të jem i sinqertë me ato figura të së djathtës që shoh, ata nuk krijojnë më shumë se gjysmë qeverie. Imagjinon Berishën për herë të tretë kryeministër. Nuk mund t’ia vendosim këtë barrë Shqipërisë!