Po bombardohet nga të gjitha anët. – Ukraina i bën kërkesën e rëndësishme Turqisë për të penguar përparimin e luftë-anijeve ruse

24 SHKURT 2022

Ukraina i ka bërë thirrje Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, bën të ditur ambasadori i Kievit në Ankara.

“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë përkatëse ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, ne duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar në një konferencë shtypi në kryeqytetin turk.

“Armët do t’iu shpërndahen veteranëve ushtarakë”, zbardhet strategjia që po përgatit Ukraina për t’iu kundërpërgjigjur sulmit rus

Sa e madhe është ushtria ruse dhe ku po hyjnë trupat? Dalin të dhënat më të fundit

“Kjo s’do ndodhte nëse unë do isha në pushtet”/ Rusia sulmoi Ukrainën, Donald Trump del me paralajmërimin e frikshëm: Do vriten shumë njerëz!

Kërkesa e vë në një pozicion të vështirë, anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet.

Sipas një pakti të vitit 1936, Ankaraja ka kontroll mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimet e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës ose nëse kërcënohet.

Gazeta Sot