Pushtimi i Ukrainës nisi, ja çfarë ndodh pranë ambasadës ruse në Tiranë. Dikush dërgon një tufë me lule. Ja postimi i fundit në rrjetet sociale

24 Shkurt 2022 SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet pranë ambasadës ruse në Tiranë këtë të enjte, kohë kur Moska ka nisur në pushtim të ri të Ukrainës.

Ajo që duket nga pamjet e siguruara nga Panorama, është qetësia që mbizotëron në zonën ku ndodhet ambasada ruse në kryeqytetin shqiptar. Por në foto, fotografi i Panorama ka fiksuar momentin kur dikush ka çuar një tufë me lule tek ambasada e Rusise, diten që nis lufta kundër Ukraines.

Kujtojmë që Shqipëria e ka dënuar ashpërt sulmin rus të Ukrainës dhe deklarata të forta ka pasur nga zyrtarët dhe politikanët më të lartë të vendit tonë.

Dikush dërgon një tufë me lule neambasaden ruse tirane 24 shkurt 2022

Dikush dërgon një tufë me lule neambasaden ruse tirane 24 shkurt 2022

Shohim që postimi i fundit në rrjetet sociale i ambasadës ruse në Tiranës është ai i 23 shkurtit që lajmëron:

Në përputhje me Dekretin e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin nr. 71 të dt. 21 shkurt 2022, më dt. 22 shkurt 2022, ndërmjet shkëmbimit të notave verbale midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Doneckut, si dhe midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Luganskut, u zyrtarizua marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Doneckut, si dhe midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Luganskut në nivel ambasadash.

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov iu dërgoi telegramet e urimit Ministres të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Doneckut N.Nikonorova dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Luganskut V.Deinego për njohjen e këtyre shteteve dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Gazeta Panorama