13 Maji 2023

Një eksperiencë të paprecedentë kanë përjetuar pasagjerët e fluturimit të fundit nga Athina në Heraklion mbrëmjen e 10 majit, gjatë uljes së avionit në “Nikos Kazantzakis” , pasi gjatë uljes kapiteni ka “ngritur sërish” avionin.

“Kërkoj falje, por ja dolëm të mos vrisnim një lepur”, u justifikua ai pak më pas, duke bërë që pasagjerët të habiteshin.

Megjithë përpjekjet e pilotit, megjithatë, lepuri përfundimisht ngordhi, me sa duket nga një makinë që u përpoq ta largonte nga pista

Sipas informacioneve të neakriti.gr, gjatë taksimit të avionit , në pistë është shfaqur një lepur. Piloti zgjodhi të ngrinte sërish avionin për të shmangur vrasjen e tij.

Në kabinë ka pasur një bujë, por kur pasagjerët u njoftuan për arsyen e këtij zhvillimi, ata u qetësuan.

Kapiteni duhej të bënte edhe një tjetër xhiro mbi Heraklion përpara se ekuipazhet të largonin lepurin që tashmë ishte vrarë nga automjeti i sigurisë së aeroportit.