22 Janar 2026

Qeveria dhe SPAK zhvilluan betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Pezullimi i Belinda Ballukut ishte vijë e kuqe për qeverisë që duhet të merrte zgjidhë në gjykata, ndaj i kërkuan trupës kushtetuese rrëzimin e padisë në mënyrë që kjo praktikë të mos përsëritet më tej.

Avokati i qeverisë, Heraldo Jonuaz e përkufizoi vendimin e GJKKO-së si nënshtrim që drejtësia po i bën kryeministrit për shkarkimin e Ballukut pasi me aktin e pezullimit, pamundëson ushtrimin e detyrës.

Përballë qëndrimeve parimore të përfaqësuesit të qeverisë ishin dy prokurorët e Belinda Ballukut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët e konsideruan ankimin e Ramës si të pavlerë.

Gjykata Kushtetuese në shqyrtimin paraprak ngriu vendimin e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, deri sa kjo gjykatë të thoshte fjalën e fundit për këtë çështje, që për SPAK ishte cenim i hetimit penal.

Madje pa kursyer edhe një kritikë direkte për trupën Kushtetuese.

Dritan Prençi: Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë Gjykatë Supreme e Lartë

Në seancën gjyqësore, anëtarja Marsida Xhaferllari përcolli edhe një mëri të Edi Ramës.

Marsida Xhaferllari: Po sikur te pezullohet qeveria brenda një dite, si shpëtojmë nga republika e prokuroreve?

Dritan Prençi: Pyetja është jashtë objektit.

Trupa kushtetuese u tërhoq për vendimmarrje ku sipas afateve ka 30 ditë kohë, por gjasat janë që dispozitivi i Kushtetueses të dalë përpara se sa Belinda Balluku të përballët me një kërkesë tjetër të SPAK, heqjen e imunitetit.