“Përmirësohet siguria kufitare”- E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn në Aeroportin e Rinasit

2 Prill 2026
Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku kompania “Kastrati”, e drejtuar nga Shefqet Kastrati, po instalon pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane thekson se bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
