9 Janar 2026

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” situatën e rëndë me përmbytjet në vend, teksa u ndal edhe tek përmbytjet në Durrës.

Lubonja mori rastin e hidrovorit që nuk funksionon, që u bë me tender 18 mln euro.

Këtë ai e lidhi dhe me paratë e shpërdoruara në Tunelin e Llogarasë, që mund të përdoreshin për ndihmë në këtë fatkeqësi natyrore.

Lubonja: Qeveria nuk do ta pranojë. Do ta ulë, si diçka që kalon. Është një çështje e akumuluar, ka disa nivele analize, është fatkeqësi natyrore, mund të themi dhe ngrohje globale. Kur vjen te puna te vendi ynë ka përgjegjësi të mëdhaja. Ka problem planifikohet, janë bërë gjërat merr tokën bëj ndërtim. Prej pyje, betonizo gjithandej. Duka përmendi hidrovorin. Ka anën e ekspertizës. Dëgjova një durrsak, ai e lidhi kanë bërë një tender 18 mln, kanë zhvendosur hidrovorin e vjetër. Është bërë me studim të gjatë. Dhe për 3 ditë tha kanë vendosur ta çojnë këtu. Dhe 18 mln. Tani këtu, është ideja kemi ndarë 18 mln? Njerëzit thonë sikur të kishim 50 mln e tunelit ,çfarë do kishim bërë po ti kishim këtu.