
Përkujtohet 81-vjetori i genocidit të çamëve nga Greqia
29 Qershor 2025
Pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konispol tashmë është kthyer në një traditë.Këtë fundjavë është përkujtuar 81-vjetori i genocidit grek ndaj shqiptarëve të camërisë një aktivitet i organizuar nga Shoqata Çamëria.
Varrezat monumentale u mbushën me lule dhe kurora për të kutjuar edhe njëhër përmasat e asaj tragjedie.
Për kreun e PDIU Shpëtim Idrizi ky është vendi ku ata përjetojnë edhe njeher për të mos harruar atë tragjedi njerëzore.
“Sot jemi këtu në Kllogjer në organizimin o 20 vjetësh në Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë. Kushdo ta kuptojë tragjedinë dhe përmasat e tragjedisë për shqiptarët e Çamërisë ky është vendi ku mund ta kuptojë këtë tragjedi të madhe kombëtare që nuk është vetëm i Çamërisë po i gjithë shqiptatëve. Ne e kemi kthyer këtë nga një fushë djerrë e kemi kthyer në një Varrezë Monumentale që pas Varrezave Nënë Shqipëri është nga varrezat më të bukura që ekzistojnë në gjithë Europën Juglindore. Por është një vend që ne thjesht jo vetëm përkujtojmë dhe respektojmë të rënët tanë por është momenti për të kuptuar që ne jemi zëri i atyre që janë këtu dhe nuk flasin më”, u shpreh Idrizi.
Në këtë aktivitet morën pjesë shqiptarë nga Çameria, Kosova si dhe Turqia. Ata mbërritën në vendin ku prehen 2900 camë të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Ata humbën jetën aty nga uria e sëmundjet pas masarkave që Napolon Zerva kreu në krahinën e camërisë.
“Unë jam pjesëmarrëse në këtë aktivitet që kur marshimi vazhdonte deri në Qafë Botë, kur varrezat monumentale të Kllogjerit nuk ishin krijuar. Dhe sot përkujtojmë ata të rënë që nuk janë të vetmit por edhe ata të gjallë që vijnë dhe përkujtojnë ata që nuk janë më”, tha për gazetarët Alketa Ipeku, kryetare e forumit të gruas.
“Kam ardhur nga Izmiri në Shqipëri në Sarandë për t’u gjendur këtu për të përkujtuar të rënët dhe të gjithë ata që derdhën gjak në këtë genocid”, u shpreh një anëtar i shoqatës “Çamëria”, të Izmirit në Turqi.
Çdo vit, çamët organizojnë pelegrinazhe për të nderuar viktimat e genocidit grek, i cili u krye në qershor të vitit 1944.