Përgjigjet Haradinaj: Ju tregoj çfarë nuk më fal dot kurrë Edi Rama

1 mars 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama,  i cili tha se po baltos Albin Kurtin për heqjen e taksës.

Në një reagim në Facebook, Haradinaj thotë se Rama po zbaton këshillat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Reagimi i Ramush Haradinajt:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.

j.l./ dita