Gorbacovi

Përgjigja e frikshme e Gorbaçov për pyetjen:  – “Sa e rrezikshme është përplasja që po ndodh mes Rusisë dhe Perëndimit”

9 Mars 2022

Përgjigja e frikshme e Gorbaçov për pyetjen: “Sa e rrezikshme është përplasja që po ndodh mes Rusisë dhe Perëndimit”

Një i tretë që përfiton dhe shtyp butonin nuklear?!

Këtë duket se aludon ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov, i pyetur në këtë intervistë të 2019, se sa e rrezikshme është një përplasje mes Rusisë dhe Perëndimit.

Tre vjet më parë duket sikur ka parashikuar atë që po ndodh sot. Dhe BBC e ka risjellë sot në transmetim.

Ky duket skenari më i frikshëm ku mund të futet spiralja e sotme e dhunës dhe tensionit qe ka mbërthyer botën pas sulmit rus mbi Ukrainën.

Sipas Gorbacov kjo botë “ka shume keqdashës” dhe secili prej tyre mund të përfitojë për të kryer një shpërthim bërthamor, për të cilin me pas lehtësisht mund te fajësohet një nga palët në konflikt, “pavarësisht vendimit politik” .

Pala tjetër do duhet të hakmerret, – profilizon rrezikun, Gorbaçov.