31 Janar 2026

Kontakti me pemët sjell përfitime të mëdha për njeriun.

Të përqafosh një pemë është shumë pozitive nga ana fizike dhe mendore, pasi ka aspekte terapeutike të mëdha, shkencërisht të faktuara.

Pemët çlirojnë substanca që fuqizojnë sistemin imunitar dhe nxisin prodhimin e proteinave antitumorale, dhe nga kontakti fizik mes trungut dhe njeriut stimulohet reagimi në tru që prodhon neurotransmetues të shëndetshëm.

Rrënjët e kësaj lidhjeje janë shumë të thella, pasi gjesti i përqafimit është shumë i ngjashëm me atë të nënës me fëmijën, ku trupi human është i ekspozuar plotësisht me natyrën nëpërmjet gjithë sipërfaqes trupore, pra lëkurës dhe ajrit që thithim.

Të përqafosh një pemë prodhon përfitime për mendjen, duke ulur tensionet, duke reduktuar nivelin e stresit dhe duke sjellë ndjesi qetësie të menjëhershme.

Por gjithashtu rritet numri i qelizave të kuqe, përmirësohet qarkullimi i gjakut, përmirësohet cilësia e gjumit, rritet aftësia e trupit për prodhim më të lartë të qelizave natyrale mbrojtëse kundër infeksioneve dhe lehtëson simptomat e njerëzve që vuajnë nga sëmundje kronike.