11 Nentor 2022
Ne Muzeun Historik Kombëtar institucioni më i madh i ndërgjegjes kombëtare në vend organizoi me 10 Nentor takimin “Një pasdite në muze”, ku i ftuari i radhës ishte studiuesi Jaho Brahaj.
Këto takime periodike të titulluara “Një pasdite në muze” bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Jaho Brahaj Per Historine e Flamurit Kombetar Shqiptar

Studiuesi Jaho Brahaj mbajti kumtesën: “Flamuri i kombit shqiptar”.
Auditori përbëhej nga nxënës që kanë pasion historinë nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë. Gjithashtu, na nderuan me pjesëmarrjen e tyre nxënësit nga gjimnazeve “Arianiti” dhe “Vasil Kamami” nga Elbasani.
Këta të fundit zhvilluan programin mësimor nën drejtimin e Wikimedia of Albanian Language user group”.
Jaho Brahaj eshte Autori i Studimit Monigrafik: Flamuri i Kombit Shqiptar”, veper me vlera per Simbolin tone Kombetar qe bashkon Shqiptaret kudo qe jetojne.
Libri eshte botuar deri me tani pese here dhe eshte vleresuar nga Studiues te shumte ne Kosove e Shqiperi.
– Teksti u huazu nga FB: “Muzeu Historik Kombetar, Tirane”.